Autori I krimit Jorgo Zani
Një krim makabër ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku Jorgo Zani i skeduar me të meta mendore i ka prerë kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Palasë, ku 30-vjeçari pasi i ka prerë kokën 12-vjeçari ka shkuar në shtëpi me të në dorë.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër ndërsa policia ka prangosur dajën vrasës. Policia ka sqaruar se Jorgo Zani vuante nga probleme mendore dhe për këtë shkak ka qenë I shtruar në Greqi në një spital psikiatrik. Zani është kthyer I debuar nga Greqia ne vitin 2014 dhe jetonte në Palasë.











