Gruaja e gjyqtarit Shyqyri Cobo ka kërcënuar gruan që denoncoi gjyqtarin pak kohë më parë për ngacmim seksual.
Pranvera Cobo ka kanosur në banesën e saj Irma Tafën duke i kërkuar asaj të tërheqë denoncimin.
“Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen Pranvera Xhemal Çobo, e datëlindjes 25.03.1958, banuese në Durrës, me arsim të mesëm, sepse në lagjen “Çlirim”, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen Irma Ilmi Tafa, e datëlindjes 16.10.1984, banuese në Berat, me arsim të lartë, të heqë dorë nga kallzimi i bërë ndaj bashkëshortit shtetasit Shyqyri Çobo. Neni 311 i K.P”, thuhet në njoftimin e policisë së Beratit.












