Ish-futbollisti i Aston Villas dhe Manchester Cityt, Dalian Atikson, është qëlluar me armë nga policia dhe ka ndërruar jetë.
Sipas “Mirror” 48-vjeçari ka mbetur i vdekur pas një aksioni policor në Telford, Shropshire.
Policia ishte në aksion në këtë zonë pas marrjes së një informacioni se një person po rrezikon sigurinë e qytetarëve.
Policia ka përdorur armë paralizuese ndaj Atikson, i cili u dërgua në spital ku u deklarua se ka vdekur në ora 3 të mëngjesit.












