• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AREA këmbëngul: Ka ndryshim kontrate, qeveria masa represive ndaj investitorëve të HEC-eve

admin by admin
15 August, 2016
in Kronika
0
AREA këmbëngul: Ka ndryshim kontrate, qeveria masa represive ndaj investitorëve të HEC-eve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) ka reaguar sërish me një deklaratë ku e vlerëson si qëllimisht të pasaktë deklaratën e bërë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për prishjen e njëanshme të kontratave me investitorët e huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Sipas njoftimit të AREA, nëpërmjet kësaj deklarate tentohet të fshihet e vërteta mbi vendimin e Qeverisë për t’u hequr investitorëve të drejtat ligjore të fituara më parë me kontratat e tanishme dhe zëvendësimin e tyre me kontrata që nuk i njohin apo i shkelin hapur këto të drejta.
AREA sqaron se qëllimi i vetëm i investitorëve është mbrojtja e investimeve të tyre, të bëra sipas ligjeve në fuqi të shtetit shqiptar.
Prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese me KESH sh. a., me anë të një VKM dhe zëvendësimi i tyre me kontrata me OSHEE i ka vendosur në një marrëdhënie të re, të dëmshme dhe të pasigurt investimet prej qindra miliona eurosh, të bëra nga investitorë të huaj e shqiptarë.
Thelbi i kontratës së re të hartuar në mënyrë të njëanshme, është roli që Qeveria u jep investitorëve të huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke mos i trajtuar më ata si prodhues të energjisë, por si tregtarë të saj dhe duke mos u siguruar blerjen e të gjithë energjisë së prodhuar, siç parashikohej në kontratat e nënshkruara përpara se të nisnin investimet.
Për më tepër kërkohet që investitorët e huaj e shqiptarë të pranojnë një kontratë, kushtet specifike të së cilës do të përcaktohen në një ligj që nuk është miratuar ende dhe që është në proces draftimi.
AREA vlerëson se gjithë sa më sipër është një ndryshim thelbësor i të drejtave të investitorëve të huaj e shqiptarë të fituara me kontratat koncesionare.
Nëse kontratat do të ishin identike, siç pretendon Qeveria me anë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, do të duhej që të ndryshohej vetëm emri i blerësit të energjisë, nga KESH sh.a në OSHEE, duke mos prekur apo shtuar nene të tjera, nën të cilët fshihet shkelja e të drejtave të fituara më parë.
Përmbajtja e kontratës u hap rrugën ndryshimeve, që sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë të udhëzuara nga BE. Por efektet e tyre jo vetëm nuk janë ende të qarta, por nga ana tjetër kanë edhe efekt prapaveprues për investimet e mëparshme, çka është në kundështim të hapur edhe me vetë direktivat e BE.
Ministria mund t’i trajtojë kontratat e reja sipas koncepteve të saj, por jo t’i shtrijë efektet e ndryshimeve tek investimet e kryera më parë në kushte të tjera kontraktuale dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.
Me firmosjen e kontratave të reja me OSHEE, Qeveria u kërkon investitorëve të huaj e shqiptarë që të pranojnë pikërisht shtrirjen e efekteve prapavepruese të ligjit, duke humbur kështu edhe të drejtën e ankimimit ligjor në rast se të drejtat e tyre cenohen me vendime qeverie (VKM) në të ardhmen.
Komuniteti i Energjisë ka kërkuar vëmendje të veçante për ndalimin e këtij fenomeni antiligjor dhe frenues zhvillimi.
AREA i kujton Qeverisë se në takimin e fundit të grupit të punës për hartimin e Modelit të Ri të Tregut, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Komunitetit të Energjisë, në draftin përfundimtar u shënua fakti se investitorët ekzistues do të ftoheshin të negocionin kontratat ekzistuese për shitjen e energjisë. Kjo do të thotë se procesi do të ishte i bazuar në vullnetin e prodhuesve ekzistues dhe jo që kontratat të prisheshin njëanshmërisht me urdhër të Qeverisë, nëpërmjet një VKM-je.
Presioni i Qeverisë për të firmosur nxitimthi kontratat e reja pas prishjes së njëanshme të kontratave të vjetra ka frikësuar investitorët e huaj dhe vendas. Kjo, si rrjedhojë e masave diskriminuese dhe përshkallëzuese që ka ndërmarrë Qeveria në tre vitet e fundit në përkeqësimin e situatave financiare të investitorëve, duke ulur si fillim me 20 % çmimin e shitjes së energjisë dhe duke vështirësuar gjendjen e tyre financiare.
Në vitin 2015, Qeveria me anë të një VKM –je me efekt prapaveprues uli çmimin për vitet 2013-2014. Në këtë mënyrë, detyrimet e mëparshme që shteti u kishte investitorëve u zvogëluan ose u bënë zero.
Në vitet 2015 dhe 2016, Qeveria me një tjetër VKM vendosi si referencë të çmimit Bursën e Hungarisë, e cila nuk merret si referencë as nga vetë Hungaria për prodhimin e energjisë së rinovueshme në vendin e saj, vendim që çoi në uljen e çmimit të energjisë së prodhuar nga HEC –et e vegjël, por jo të rënies së çmimit të energjisë që paguajnë qytetarët.
Prej korrikut Qeveria nuk lejon faturimin e energjisë që OSHEE merr nga HEC –et e vegjël që nuk kanë firmosur kontratat dhe që shitet tek konsumatori.
AREA konsideron se kjo formë represive zinxhir i vendos HEC –et e vegjël në vështirësi të madhe me shlyerjen e kredive, pasi ata nuk arkëtojnë edhe pse energjia e prodhuar prej tyre u shitet konsumatorëve dhe u faturohet për çdo kilovat.
Faktet e mësipërme janë dëshmi se masat e marra deri tani nga Qeveria, vetëm e kanë dëmtuar prodhimin e HEC-eve të vegjël.
AREA nuk do të pranojë të firmosë asnjë kontratë në të bardhë, pasi këto kontrata shkelin hapur të drejtat e fituara më parë nga investitorët e huaj dhe shqiptarë, që në këtë sektor, vetëm anëtarët e saj kanë kryer mbi 350 milionë euro investime.
Kontrata mbi të cilat janë marrë përsipër këto investime nuk mund të trajtohen si kompetencë e një qeverie apo një tjetre, ndaj çdo ndryshim ka nevojë për konsensus të dy palëve.
AREA i bën thirrje Qeverisë dhe në veçanti Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të mos kërkojë të mbulojë të vërtetën me deklarata dezinformuese, por të bëjë një kthesë të fortë duke hequr efektet prapavepruese në kontratë dhe të përshijë në të, të drejtat e fituara më parë.
AREA e fton Ministrinë në debate të çdo lloj forme për ta vënë atë përballë të vërtetës dhe për të zbërthyer të gjitha kleçkat ligjore pas të cilave ajo fsheh qëllimin për t’u hequr investitorëve të huaj e shqiptarë të drejtat e fituara ligjërisht me kontratat e mëparshme.
AREA, gjithashtu do të përdorë të gjitha rrugët ligjore në mbrojtje të këtyre të drejtave të shkruara e zezë mbi të bardhë në kontratat e miratuara nga Qeveria dhe Institucionet shqiptare, të bazuara vetëm në ligj dhe kjo do të ketë një kosto të lartë për ekonominë shqiptare, përfundon deklarata.
Pak ditë më parë, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) e konsideroi skandaloze prishjen e kontratës me KESH sh. a., dhe zëvendësimin e saj nga një kontratë e re për shitjen e energjisë së prodhuar nga  HEC –et e vegjël, të hartuar në mënyrë të njëanshme nga Enti rregullator i Energjisë mbas një VKM të marrë nga Qeveria shqiptare.
Ministria e Industrisë dhe Energjisë nga ana e saj tha se nuk kishte asnjë ndryshim kontrate. /Monitor/

Previous Post

Përgjimi me IMSI CATCHER/ Dëshmitë, oficerët e policisë “tradhtojnë” Haki Çakon

Next Post

Arrestohen katër atentatorët në Shkodër, bënë aksident gjatë arratisjes

admin

admin

Next Post
Arrestohen katër atentatorët në Shkodër, bënë aksident gjatë arratisjes

Arrestohen katër atentatorët në Shkodër, bënë aksident gjatë arratisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.