Dy peshkatarë janë konfliktuar dje për motive të dobëta, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia arreston në flagrancë njërin prej tyre për “Plagosje të rëndë me dashje”.
I arrestuari është Erlind Lato, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e tij për arsye se ditën e djeshme rreth orës 16:00, në Triportin e Vlorës pranë molit të anijeve, Erlind Lato, ka goditur me mjete të forta shtetasin E.K., 30 vjeç, me banim në Vlorë, për motive të dobëta.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.











