Nje vrasje ka ndodhur sot ne Mirdite . Ilir Doda ka qëlluar me armë shtetasin M.D, 52 vjec duke e lënë atë të plagosur rëndë në fshatin Perlat i Sipërm. Pak minuta më vonë ai vdiq në spitalin e Rrëshenit.
Ndërkaq forca të shumta policore janë vënë në kërkim të Dodës dhe kanë rrethuar shtëpinë ku ai ndodhet i armatosur.
Të paktën dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe grupe të tjera policore kanë bllokuar hyrjet e daljet në afërsi të vendit ku ndodhet Doda.
Ky i fundit është i armatosur dhe po negociohet me të për dorëzim.












