Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar kandidimin e Shehut për bashkinë e Dibrës duke e konsideruar atë si një zgjedhje e shkëlqyer e PD.
“Një zgjedhje e shkëlqyer për Dibrën nga ana e Partisë Demokratike.
Sigurisht një sakrifice e madhe për vete Sherefedin Shehun, por nga ato sakrifica që e rritin atë si politikan në sytë e dibranëve dhe të mbarë shqiptarëve.
Urimet më të përzemërta Dibrës!”, shkruan Mustafaj në komentin e tij poshtë një shkrimi për deputetin Sherefedin Shehu. Mustafaj ka lidhje me Dibrën pasi gruaja e tij është nga Peshkopia.












