“Portreti i Nene Terezes mbi kartmonedha? Absurd”, shprehet filozofi Artan Fuga. Sipas tij vendimi për të prodhuar para me figurën e Nënë Terezës është një shkelje e parimeve të saj dhe bie ndesh me ato cfarë ajo ka besuar dhe predikuar. Banka e Maqedonise ka emetuar nje monedhe me portretin e bamireses shqiptare.
“Krejt perjashtim qe simboli i te shenjtes te vendoset mbi burimin e vesit, parane. Numizmatika e paradoksit.
Hajde vendosim edhe portretin e Krishtit mbi ndertesen e Bankes…
Rralle ka pare me simbole te shenjta ne shekuj.
Cfare po i bejne pas vdekjes Nenes se Shenjte !
I heqin permendoret, i zhvendosin monumentet. Ja shtrijne shtatoret neper oborre te pista ateliesh gjoja per riparim. I vendosin fytyren mbi kartmonedha.
Por ajo e dinte fatin e saj ajo, e dinte…
Ja kishte thene Bashkshorti i Shenjte :
Po ndjek udhen time besnikja ime? Mos pretendo fat me te mire se imi! Ne Kryq do te vuash!
Andej e kendej kufijve…”, thotë Fuga.












