


Stadiumi i Shkodrës do të zhvillojë shfaqjen e parë sportive më 31 gusht me një miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut për të vijuar më pas më 5 shtator kur Shqipëria do të luajë me Maqedoninë për eliminatoret e Botërorit 2018.

Kryeministri Rama ka postuar foto nga stadiumi dhe ambientet e tij ku bie në sy anësoret e stadiumit, të rralla në llojin e tyre.
“Një stadium evropian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës”, thekson Rama.












