Edhe Partia Socialiste ka zgjedhur kandidatin për kryetar Bashkie në Peshkopi, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtator.
Sipas Newsbomb.al mësohet se kandidati i përzgjedhur nga PS është Dionis Imeraj, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Dibër.
Dionis Imeraj do të kandidojë përballë Sherefedin Shehut nga Partia Demokratike, aktualisht deputet i PD-së për Dibrën.
Ndërkohë nuk dihet në se kjo kandidaturë e mundshme është dakordësuar me LSI-në, aleatin e PS-së.












