Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga masa e arrestit me burg drejtorin e filialit të vjedhur të BKT, Luigj Gjonaj. Ndërkohë që ka mbajtur në arrest me burg përgjegjësin e sigurisë së bankës.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për drejtorin e degës së bankës që u vodh në zonën e ish-Bllokut.
Ndërsa është vendosur arrest me burg për Florjan Skarën, shef i Sigurisë.
Këta dy persona u arrestuan dje për akuzën “shpërdorim detyre” me pasojë humbjen e shumave të mëdha monetare.












