Policia e Krujës arrestoi në flagrancë shtetasin Arben Tali 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi A.Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Gjithashtu, nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblim nga ana e pronarit të panelit diellor.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tali është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.











