Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Liljana Toluli 41 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë.
Arrestimi i saj u bë pasi më datë 09.08.2016, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, ka tentuar të fusë për djalin e saj, I cili vuante dënimin, 6 copë celularë.
Celularët I kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”parashikuar në nenin 324/a të Kodit Penal.











