• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U dhunua nga burri në rrugë, qytetarët e ndihmuan, por banka i mbajti lekët gruas!

admin by admin
9 August, 2016
in Global Image
0
U dhunua nga burri në rrugë, qytetarët e ndihmuan, por banka i mbajti lekët gruas!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet nuk kanë të sosur për Marsela Çaushin, gruan që u dhunua nga ish­bashkëshorti i saj në mes të Vlorës dhe në sy të fëmijëve të saj. Videoja e dhunës, që u përhap menjëherë në rrjetin social dhe solli reagime të ashpra, preku zemrat e mjaft qytetarëve.

Ata kontribuuan me shuma të ndryshme parash në një llogari bankare që u hap posaçërisht pas ngjarjes, që solli edhe arrestimin e dhunuesit Ilirjan Pajo. Por paratë që iu dhanë asaj për bamirësi i janë mbajtur nga banka, pasi ish­bashkëshorti i saj kishte marrë një kredi në kohën kur ata ishin ende të martuar, ndërsa Marsela kishte dalë si person garant për shumën e marrë. Pak ditë më parë, Marsela erdhi edhe në Tiranë për të kontaktuar drejtuesit e bankës, por këta të fundit nuk i dhanë dot zgjidhje. “Panorama” e kontaktoi dje Marsela Çaushin, por ajo shprehet se e vetmja shpresë për të shlyer një pjesë të mbetur të kredisë është kur ajo të punësohet.

Znj.Çaushi, tashmë ishbashkëshorti juaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me pesë vite burg, a ndiheni më e sigurt tani?

Si të them… edhe po, edhe jo. Po pres se çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit.

Vazhdoni të banoni në hyrjen me qira të paguar nga Bashkia?

Po, dhe me sa duket do të jetoj gjatë aty, sipas bisedave që kam bërë me pronarin e banesës Sulo Shehu dhe kryetarin e Bashkisë.

Pas videos së dhunës ju premtuan se do të fillonit punë në një shkollë si sanitare. E keni nisur punën?

Po, më është premtuar se do të futem në punë si pastruese në një shkollë, por kur të fillojë viti i ri shkollor. Më kanë thënë se në muajin shtator do të më caktohet. Edhe fëmijët do t’i çoj në shtator në kopsht dhe në shkollë pa pagesë, sepse tani ato janë të mbyllura.

Përveç banesës, çfarë ndihmash të tjera ju janë ofruar?

Zhurma u bë e madhe, por deri tani asgjë s’më është ofruar, madje edhe ato pak lekë që më dhanë, m’i mbajti banka për kamatat e kredisë që kishte marrë burri, para se të ndaheshim.

Pse jua mbajti banka?

Paratë u mbajtën automatikisht nga banka për të shlyer kredinë që s’e kisha paguar dhe kamatën së bashku. Pas ngjarjes, më hapën një numër llogarie në mënyrë që të më ndihmonin kush të mundej. U mblodhën rreth 1.2 milion lekë të vjetër. Fatmirësisht, 360 mijë lekë i tërhoqa menjëherë dhe u bleva një televizor fëmijëve. Tërhoqa dhe ca të tjera për disa nevoja familjare. Kishin mbetur edhe 700 mijë të vjetra. Por kur më duheshin sërish para, pashë se llogaria ishte bosh. U ankova këtu në Vlorë, por nuk më zgjidhi njeri. Shkova tek e njëjta bankë në Tiranë, por edhe atje më thanë se kredia bashkë me kamatat kishte shkuar 830 mijë lekë. Paratë i kishin marrë të përmbarimit, pasi llogaria ime ishte hapur në një bankë dhe debitore isha në një tjetër bankë. U interesova dhe më thanë se më kanë mbetur edhe 130 mijë lekë të vjetër.

E paguat këtë shumë?

Jo, nuk kam mundësi. Jam pa asnjë lek. Fëmijët përsëri më kanë mbetur pa bukë. U fol shumë se më kishin dhënë para dhe ndihma të shumta, por ngelën vetëm në propagandë dhe asgjë nuk u bë realitet. Siç të thashë, edhe ato pak para që m’i dhanë qytetarët për bamirësi, nuk erdhën te fëmijët e mi. Ato m’i mori banka, ndërsa fëmijët e mi përsëri janë pa bukë deri në tetor, kur të marr pagën e parë, nëse do të mbahet premtimi dhe të më fusin në punë. /Panorama/

Previous Post

“Do të kem një fëmijë me motrën time dhe jemi shumë të lumtur”!

Next Post

VIDEO/ “Eskobari i Ballkanit shtëtit me motor uji nëpër Sarandë, tre netë me parë darkoi me Ramën”

admin

admin

Next Post
VIDEO/ “Eskobari i Ballkanit shtëtit me motor uji nëpër Sarandë, tre netë me parë darkoi me Ramën”

VIDEO/ “Eskobari i Ballkanit shtëtit me motor uji nëpër Sarandë, tre netë me parë darkoi me Ramën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.