Një shpërthim ka ndodhur sot në një lokalnë Sarandë. Burime nga policia bëjnë me dije se tre femra janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal, në plazhin e quajtur “Pulëbardha”, në Ksamil.
Të plagosurit:
1- Dh.M., 43 vjeçe, banuese në Ksamil (pronare e lokalit)
2- M.B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (punonjëse)
3- Gj.T., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (pushuese).
Shtetaset e dëmtuara ndodhen jasht rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.Nga hetimet paraprake dyshohet se ka pasur rrjedhje të gazit nga tubi i bombolës së gazit. Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.












