• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plani i fundit Rama: Godinë 30 katëshe në sheshin Skenderbej

admin by admin
9 August, 2016
in Kronika
0
Plani i fundit Rama: Godinë 30 katëshe në sheshin Skenderbej
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Planet e Kryeministrit Rama për ta mbushur zonën qëndrore të Tiranës me kulla të larta duket se janë më të mëdha se sa është bërë e ditur deri tani.

Mbas imponimit në mënyrë të paligjshme të ndërtimit të një kulle 25 kate, si pjesë e stadiumit të ri të futbollit, nën udhëzimin e Kryeministrit po përgatiten projektet për ndërtimin e disa kullave të tjera të larta në pika kyçe të zonës qëndrore të Tiranës.

Për këtë qëllim, janë angazhuar 2 studio arkitekture që po zbërthejnë idetë e Kryeministrit për këto kulla, të cilat do të ndërtohen nga disa prej tregtarëve dhe ndërtuesve më të mëdhenj në vend.

Pak ditë më parë u bënë publike tre projekt-variante për një kullë mbi 30 katëshe të palnifikuar për në terrenin ku sot gjendet këndi i lojrave 7 Xhuxhat, në rrugën e Elbasanit.

Sot Exit po publikon një projekt të një kulle po mbi 30 katëshe e cila është planifikuar të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, Hotel Tirana (15 kate) është ndërtesa e vogël në krah të djathtë, ndërsa kulla e re është me ngjyrë të verdhë.

Zbulimi i këtij plani hedh më shumë dritë mbi qëllimet e vërteta të Kryeministrit për rindërtimin e Sheshit Skënderbej, i cili duket se do të projektohet në shërbim të ndërtimeve të larta tregtare përqark tij.

Dje ne shkruam rreth projektit të parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej që Kryeministri bëri publik po dje. Sot, arsyeshëm mund të mendohet se qëllimi i përfshirjes së papritur të këtij parkimi, të paparashikuar në asnjë plan apo ide të mëparshme për sheshin, është pikërisht të ndërtojë infrastrukturën ndihmëse dhe, për rrjedhojë, të rrisë vlerën e tregut të ndërtimeve të larta që Kryeministri ka planifikuar përreth Sheshit Skënderbej.

Projekt-kulla në krah të Hotel Tiranës përforcon idenë se Kryeministri Rama ka vendosur që, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, të çojë përpara idetë e planit të qendrës së Tiranës hartuar nga studioja franceze Achitechts Studio, i njohur si plani francez.

Plani francez parashihte 10 kulla të larta—mbi 81 metra secila, afërsisht 20-25 katëshe—të cilat do të vendoseshin përqark Sheshit Skënderbej dhe anash aksit të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Plani francez u miratua në vitin 2010, por zbatimi i tij u ndërpre nga humbja e bashkisë nga Zoti Rama. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, Zoti Rama ka rinisur përpjekjet për ndërtimin e kullave të larta që kishte dëshiruar që në krye të herës.

Duket se pushteti gati absolut si kryeministër, ka rritur ambicjet e Zotit Rama, pasi planet e tij për ndërtime të larta dhe “zhvillim” përmes betonizimit tashmë përfshijnë ide dhe vende të konsideruara tabu nga të gjithë, përfshi edhe arkitektët më ambiciozë, të tilla si parku i liqenit, pjesën anas korpusit universitar, stadiumin Qemal Stafa, etj.

Duke qenë se qasja e Kryeministrit Rama është si përherë klienteliste, projektet e tij të fundit janë shkatërruese për qytetin pasi ato nuk janë projektuar në mënyrë të harmonizuar dhe integrale—por janë, kryesisht, produkt i interesave të klientëve të Kryeministrit dhe të fantazisë momentale “artistike-arkitekturore” të tij për jetëzimin e këtyre interesave.exit.al

Previous Post

Pse janë të frikësuar pushuesit në Rradhimë

Next Post

“PS dhe LSI do të ndahen shpejt”

admin

admin

Next Post
“PS dhe LSI do të ndahen shpejt”

“PS dhe LSI do të ndahen shpejt”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.