Dua Lipa po performon sonte në parkun e Gërmisë në Prishtinë, në koncertin e shumëpritur. Shumë njerëz kanë treguar interesim dhe janë të pranishëm.
Interesimi i madh për koncertin e Dua Lipës ka bërë që rrugët e Prishtinës të bllokohen nga veturat. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar nga veturat e shumta që i janë drejtuar parkut të Gërmisë, për të shkuar në koncertin e këngëtares Dua Lipa.
Policia ka bllokuar disa nga rrugët në Prishtinë, duke u munduar të rregullojnë trafikun që ‘ka trazuar’ Dua Lipa. Si rrugët kryesore, ashtu edhe rrugët e tjera janë të stërmbushura me vetura e gjithashtu edhe me njerëz që po shkojnë për në Gërmi edhe në këmbë.

Në fotografitë më poshtë shihet skena e përgatitu shumë mirë, ku Dua do të këndojë ‘live’ hitet e saj e poashtu ka premtuar se do të këndojë edhe disa këngë të reja. Sonte do të ngjiten në skenë edhe Mc Kresha e Lyrical Son e edhe Dj Gamble.















