• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akuzat e Izet Haxhisë për Fatos Klosin: Shiti edhe Sali Tivarin

admin by admin
9 August, 2016
in Kronika
0
Akuzat e Izet Haxhisë për Fatos Klosin: Shiti edhe Sali Tivarin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Haxhia i cili gjendet në Turqi në azil politik pas akuzave në Shqipëri për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit ka ngritur akuza të reja për ish kreun e SHIK, Fatos Klosi.

N ënjë mesazh të postuar në Facebook ai ndër të tjera shkruan se Klosi ka një histori përdhunimi në adoloshencë dhe se ka përgjuar vrasjen e Hajdarit nga një kamera të vendosur në katine dytë të një zyrë ngjitur m ato të PD.

Ndërkaq ai e akuzon Klosin për dekonspirimin e Sali Tivarit i cili u vra pak vite më parë në zyrën e tij në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Haxhia thotë se këtë kasetë e ka shitur dhe se me atë kasetë ai ka blerë jetën e vet.

Një pjesë e postimit është më poshtë:

Profesor, po të drejtohem kështu, si i pasionuar pas leximit të librave që je. A të kujtohet kur të propozoi Presidenti Meidani për kryetar të Shik-ut dhe Kryeministri Nano nuk ishte dakord, duke thënë se ti nuk merrje vesh nga kjo punë.

Argumenti i Meidanit në mbështetje të kandidaturës tende ishte: se ti ke patur pasion të madh të lexosh libra me spiunazh. Profesor, a vërtetë mendon se të beson njeri kur thua se në selinë e Shik-ut erdhi një vizitor si De Villers, dhe ti nuk e mban mend nëse e ke takuar?

Profesor takimin me De Villers e mban mend çdo shef i shërbimit sekret në botë, qofte ky amerikan, britanik, francez, izraelit rus apo kinez, japonez apo bullgar. Mohimi që i bën takimit me De Villers ngre shume dyshime ndaj jush.

Nëse këtu nuk do kishte patur diçka të pistë, ju nuk do ta mohonit këtë takim. Mohimi që i bëni takimit me De Villers profesor, është njëlloj sikur babai juaj Qemal Klosi, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, i dërguar prej Enver Hoxhës si njeri i besuar në postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, të mohonte se kishte pritur në zyrë autorin e romanit “E Fshehta e Paketës Porti ”me temë spiunazhin e Sigurimit të Shtetit.

Se ju e dini profesor që ky roman është shkruar sipas tregimit të babait tuaj duke pirë raki e ngrënë peshk me autorin. Ju keni dorë në librin e De Villers, profesor. Jo më pak se babai juaj në romanin “E Fshehta e Paketës Porti”. Dhe babai juaj me porosi të Enver Hoxhës punonte në linjë të dubluar,edhe me ministrinë përkatëse nga ku varej porti kryesor i vendit, edhe me Sigurimin e Shtetit.

Këtë traditë e vazhdove edhe ti profesor, që përveç ShIK-ut punoje shumë edhe me portet e doganat, për të rritur jo të ardhurat e shtetit, por të klanit që përfaqësoje e vetes. Babai juaj tregoi integritet duke mbajtur në shtëpi e rritur vajzën e vëllait që ia vari Enver Hoxha si sabotator.

Por a di gjë ti profesor për një histori përdhunimi, ku një gjimnazist, bir i një kuadri të rëndësishëm tha: Edhe nëse kam përdhunuar, të bijën e armikut të partisë kam përdhunuar, dëm armikut i kam bërë.

Se nuk them ndonjë gjë të re profesor, nëse them se ti je i njohur si qejfli femrash e manjak seksual. Ty të bënë një video përgjimi punonjësit e tu, duke bërë orgji me femra në zyrë dhe pastaj kur deshe t’i pushosh nga puna, për arsyet që i di vetë, ta treguan atë video e ti u tërhoqe duke thënë se bëra shaka.

Desha të pyesja a të kujtohet shoku yt i fëmijërisë në Durrës Sali Tivari? Si ua shite terroristëve që të kërcënuan me jetë për rrëmbimin nga ana e ShIK-ut të celulës së të gjashtëve të Xhihadit Egjiptian, grupit aleat të Bin Laden, me ndërmjetësimin e amerikanëve?

Sali Tivari si noter kishte bërë dokumentet e tyre për qëndrim në Shqipëri dhe njihte identitetin e vërtetë të tyre. Ata ai ti dha ty që ua dhe amerikaneve, të cilët pasi bënë verifikimet zbuluan këta persona. Pra ti ke tradhtuar një bashkëpunëtor të CIA -s ,profesor, të cilin e vranë në zyrën e tij, në selinë e Komitet Mysliman Shqiptar.

Një vrasje ende e pazbuluar edhe sot. Por vrasja u bë në një mënyrë të caktuar për të dhënë mesazhin terrorist që ne vijmë, e gjejmë njeriun që na shiti tek CIA, dhe e vrasim në zyrën e tij mes Tiranës, jo larg ambasadës amerikane. Këtë ua mundësove ti profesor me tradhtinë tënde.

Reagimi i Fatos Klosit

Pas statusit të djeshëm të Izet Haxhisë, gazeta “DITA” kontaktoi me ish-shefin e SHIK-ut Fatos Klosi i cili aktualisht ndodhet me pushime. Ai tha se nuk i ka lexuar ato që shkruan Izeti për të dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet atij për akuzat që bën. ”Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dijë me saktësi për ato që flet”, tha Klosi.

Previous Post

KRUJË/Rreh policin brenda në komisariat

Next Post

“Emrat, kush merr 30 përqindëshin e trafikut të drogës”

admin

admin

Next Post
“Emrat, kush merr 30 përqindëshin e trafikut të drogës”

“Emrat, kush merr 30 përqindëshin e trafikut të drogës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.