Një aksident ka ndodhur në rrugën që të çon për Dajt, në afërsi të ‘Dajti Park’. Policia bën me dije se mjeti me targa AA743CS, i llojit fugon ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit K.D 58 vjeç, i cili po dërgohet me ambulancë në Spitalin Ushtarak . Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.












