Spitali Sarandës
Një tjetër turiste e huaj, humbet jetën në Shqipëri. Këtë herë turistja e huaj është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit, në Sarandë.
Burimet zyrtare nga policia vendore bënë të ditur se viktima është identifikuar shtetasja Brigitte Fratzke, 57 vjeçe, nga Norvegjia.
Mësohet se ajo është gjetur e vdekur nga të afërmit e saj. Ata kishin ardhur për pushime në qytetin jugor bregdetar prej disa ditësh.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes së turistes. Nuk ka ende të dhëna për shkaqet e ngjarjes.












