Majlinda Kelmendi ka fituar me Ipon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike
Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike, pasi ka mposhtur zviceranen Evelye Tschopp.
Majlindës i janë dashur vetëm 25sekonda për të rrëzuar me ippon Tschopp, për të kaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike.
Ky është një start i mirë i Majlindës, të cilës i duhen edhe tre fitore për të arritur te medalja e artë.











