Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e 23-vjeçares J. D., dhe djalin 4 vjeçar L. D., banues në Fushë-Krujë.
Më datë 06. 08. 2016 ka bërë kallëzim shtetasi L. D., 33 vjeç, banues në Luz, Fushë- Krujë, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja, e cila ka marrë me vete edhe djalin e mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.












