Drejtoria vendore e Policisë së Lezhës ka dhënë detaje për aksidentin e mëngjesit të sotëm, me pasojë një të vdekur, të ndodhur në aksin Lezhë – Milot.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur, rreth orës 08.30, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në Manati, Lezhë.
Sipas policisë, Gjin Beqiri 25 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin veturë “Benz” me targë AA 841 BT, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Nikoll Frangu, rreth 72 vjeç, banues në Grykë-Manati, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme të arrestimit të tij.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet.











