Një 58 vjeçar mësohet se ka vdekur pas një sherri me vëllanë dhe nipin e tij në Mat.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje, pas një konflikti për çështje pronash.
Sipas policisë vendore, mësohet se babë e bir Demir Pali 73 vjeç dhe Florian Pali 27 vjeç, të dy banues në Burrel u përplasën me Qamil Palin 58 vjeç, duke e vrarë atë. Babë e bir e kanë përplasur të afërmin e tyre në tokë, dhe për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi Demir Palin dhe Florian Palin për ngjarjen.











