Foto Ilustruese
Një autobus ka dalë nga rruga, ndërsa mësohet se ka disa persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur për gjatë aksit Burrel – Tiranë, kur autobusi i kësaj linje, për shkaqe ende të pazbardhura, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, 7 nga 20 pasagjerët që udhëtonin me atë, janë plagosur. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë drejt vendngjarjes ka shkuar policia, autoambulancat si edhe zjarrfikëset.












