Foto Ilustruese
Një zjarr ka rënë në fshatin Miras të rrethit Devoll. Nga ky zjarr, mësohet se ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.
Për pasojë janë djegur banesat e Y. K., 62 vjeç dhe F. K., 36 vjeç, dy hangarë me bazë ushqimore, si edhe çatia e ndërtesës se Njësisë Administrative Miras.
Nga ana e grupit hetimor, po punohet për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.












