Gjykata e krimeve të Rënda lë në burg Enea Cekën. Ndaj tij është vendosur masa e arrestit me burg.
Enea Ceka së bashku me Ergys Kolaveri akuzohen se tentuan të vrisnin me snajper brenda burgut nga një distancë prej 150 metrash, 27-vjeçarin Elson (Gazmir) Daci, i cili ishte arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes me 4 nëntor të viti 2015 të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolvaerit.
Të shtunën, dy kushërinjtë gabuan shënjestër dhe plagosën në këmbë kosovarin Lili Dulaj. Konflikti mes palëve dyshohet të ketë lindur pas prishjes së pazareve për trafikun e emigranteve nga Franca në Drejtim të Anglisë.
Ky dyshohet se vëllezërit Kolaveri ta kenë dhunuar fizikisht në Francë dhe 27-vjeçari është hakmarrë duke vrarë njërin prej tyre.











