Policia e Durrësit ka shoqëruar shtetasin, i cili një ditë më parë u shfaq në një video duke tërhequr zvarrë një qen me automjetin e tij.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas me mjetin tip Ford me targa DR 7980 D, tërhiqte në pjesën e pasme të mjetit një qen, ju bëjmë me dije se:Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit Kujtim Barjami 42 vjeç, banues më Xhafzotaj, Shijak”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim.
Policia falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.












