Sonia Davies, 53 vjeçe kishte marrë lajmin e gëzuar se kishte mundur të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit. Me këtë rast, ajo i kishte kërkuar të bijës të blinte në biletë lotarie, pasi kishte mundur t’ia hidhte vdekjes me një ndërhyrje kirurgjikale që i kishte shpëtuar jetën.

Pikërisht, bileta e blerë rezultoi fituese e lotarisë EuroMillions, me 61 mln paund. Vajza e saj, Stephanie e bleu biletën e lotarisë pas telefonatës së marrë nga nëna e saj, e cila ndodhej në Florida, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit.

“Ndërhyrjen e kisha kryer një javë më parë. Atë ditë ndihesha vërtetë shumë mirë. Nuk kisha dhimbje. Ndieja sikur e kisha mashtruar vdekjen. Mdihesha me shumë fat. Kështu që mendova; pse të mos blejmë një biletë lotarie kur jemi kaq fatlumë”, rrëfen 53-vjeçarja.











