Një 31-vjeçare ka bërë denoncim në mëngjes, në polici sepse një i ri, fqinji i saj, e ka përdhunuar gjatë natës, brenda në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit në Tiranë.
Burime të policisë vendore bëjnë të ditur se një 22-vjeçar, me inicialet E. K., i shpallur në kërkim nga policia, ka shfrytëzuar mesnatën për t’u futur në banesën e vajzës dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Të njëjta burim kanë konfirmuar ngjarjen dhe thanë se nga ana e Komisariatit të Policisë nr. 5 kanë nisur hetimet dhe pas identifikimit të të riut, po punohet për kapjen e tij.











