Një incident ka ndodhur në aeroportin e Dubait, duke shkaktuar panik te udhëtarët. Një avioni ka marrë flakë, pasi u përplas gjatë uljes për shkak të mosfunksionimit të një pajisje.
“Konfirmoj se një incident ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Dubait më 3 gusht 2016, rreth orës 12: 45 me orën lokale”, ka thënë një zëdhënës. Në avionin “Boeing 777” ishin275 pasagjerët dhe ekuipazhi.Deri tani fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë. /tvklan.al












