• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Erion Veliaj hakmerret, heq nga puna te TIA babanë e një vajze 1-vjeçare

admin by admin
2 August, 2016
in Politika
0
SKANDAL/ Erion Veliaj hakmerret, heq nga puna te TIA babanë e një vajze 1-vjeçare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj duke udhëtuar me avion për në Sri Lanka

Kryebashkiaku i Tiranës zbulon anën e tij hakmarrëse. Këtë e ka bërë me babanë e një vajze të vogël pak më shumë se 1 vjeçe.
Shkak për largimin e Denis Minarollit nga puna, ku ishte i punësuar si supervizor pranë Tirana Internatioanal Airport, Rinas,  është bërë pretendimi i Erion Veliajt se ai kishte “dekonspiruar”, udhëtimin e kryebashkiakut në Sri Lanka, kur Tirana përmbytej dhe “supermeni” shfaqej në televizionet shqiptare, kur ndodhej “në fund të botës”.
Denoncimin e ka bërë vetë publik, nga Denisi, nëpërmjet postimit në ‘Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Mashtrimi i Veliajt me udhëtimin në Sri Lanka dhe hakmarrja primitive e tij ndaj punonjësit të Rinasit!

svTe dashur miq, ketu me poshte keni nje leter me te cilen Denis Minarolli, punonjes ne aeroportin e Rinasit ne kompanine TIrana International Aeroport tregon per hakmarrjen primitive te Erion Veliajt, gjahun e shtrigave ndaj tij, ndikimin tek kompania per largimin e tij nga puna.
Si shkak i ketij akti te shemtuar ka sherbyer publikimi i imazheve të biletave të prera nga Veliaj dhe Velica e tij për një udhëtim busines class në Sri Lanka. Vizita e Veliajt në Sri Lanka bëri jo pak bujë një vit më parë, kjo pasi ai u largua nga vendi në një kohë kur Tirana ishte tërësisht e përmbytur. E ndërsa i hipi avionit për tu larguar, i paftyri përmes zyrës së tij të shtypit mashtronte qytetaret e Tiranes se ishte në krye të detyrës duke i shërbyer te permbyturve qe kishin banesat nën ujë. Përpjekjet e Veliajt për tu shfaqur si hero dështuan pasi mediat publikuan faximilet e biletave që dëshmonin se në momentet që Veliaj në datat që shfaqej si në krye të detyrës në të vërtetë nuk ndodhej në Tiranës por në Sri Lanka. Mirepo i pafytyri mund te humbas çdo gje por jo fytyren pasi ate nuk e ka sikunder nuk ka ndergjegje njerezore.
Përmes një letre drejtuar Veliajt, Minarolli tregon se si kompania ku ai ishte i punësuar e pushoi nga puna në shkelje të kontratës dhe kodit të punës për shkak të presioneve nga ana e Veliajt, megjithëse Minarolli nuk kishte asnjë përgjegjësi në publikimin e faximileve të biletave të fluturimit për Sri Lanka. Ketu me posht keni te plote letren qe Denisi i drejton Velise me te cilen denoncon publikisht aktin e tij te turpshem dhe amoral! sb

Letra e plotë e Minarollit drejtuar Veliajt:


erion-veliaj_copy_1

Fotomontazh Erion Veliaj dhe bileta e avionit që tregon udhëtimin e tij drejt Sri Lankas

“I nderuar z. Kryetar i Bashkisë,
Unë quhem Denis Minarolli. Jam babai i një vajze të vogël, e cila sapo ka mbushur 1 vjeç.
Kam punuar për 8 vite rresht si supervizor stacioni pranë shoqërisë së fluturimeve ajore, “Austrian Airlines”, pjesë e grupit “Lufthansa”, në aeroportin “Nënë Tereza” – deri kur, më datë 31 tetor 2015, për arsye ristrukturimi kjo shoqëri vendosi të përfundojë marrëdhënien e punës me mua dhe disa kolegë të mi.
Pak ditë më vonë, konkretisht, më datë 4 nëntor 2015, nisur nga përvoja ime pranë “Austrian Airlines”, shoqëria Tirana International Airport Shpk (e cila administron aeroportin “Nënë Tereza”) vendosi të më punësonte; fillimisht për një periudhë 2-mujore (deri më 31 dhjetor 2015), gjithsesi, me perspektivë për të vijuar më tej marrëdhënien e punës. Më 1 janar 2016, kontrata në fjalë u ripërtëri për një periudhë 1-vjeçare.
Gjithçka në familjen tonë të re ishte në binarët e jetës normale, aq sa mund të quhet e tillë përditshmëria plot përpjekje, e herë-herë telashemadhe, në vendin tonë; deri kur, më datë 5 shkurt 2016, punëdhënësi im i rivendosi t’i jepte fund marrëdhënies së punës, në shkelje të hapur, të qëllimshme dhe çnjerëzore, të dispozitave të Kodit të Punës.
Them çnjerëzore, pasi në sfond dhe në thelb të kësaj vendimmarrjeje, nga ana e TIA Shpk, qëndron paragjykimi, paranoja dhe bazuar mbi to, hakmarrja juaj politike.
Më konkretisht, kjo gjueti shtrigash e ka zanafillën tek mashtrimi i paturpshëm, mendjelehtë dhe pervers, publik, i yti lidhur me udhëtimin tënd në Sri Lanka në janar të këtij viti, ndërsa Tirana përmbytej.
Atëbotë, më datë 5 janar, ti shfaqeshe ekraneve të televizioneve si “superman” në krye të detyrës, duke vëzhguar nga afër zonat e përmbytura, por në të vërtetë – siç u dëshmua me foton e biletës elektronike të shpërndarë nëpër media – ti, gjithnjë në rolin e “superman-it”, po fluturoje drejt Sri Lankës. Ky edepsezllëk, karagjozllëk e fodullëk, amplifikohej edhe më tepër nga tellallhanja për shtyp e Bashkisë së Tiranës, e cila trumpetonte dhe përbetohej me të madhe se “superman-i” ka fluturuar për në Sri Lanka, të nesërmen, më datë 6 janar.
Si çdo qytetar i këtij qyteti dhe sidomos, si punonjës i aeroportit, e përbuza këtë gënjeshtër në çastin që mora dijeni për të. Sipas zërave, ky informacion kishte dalë nga sistemi i check in-it të aeroportit. Gjithsesi, unë nuk pata fatin, sepse, kokulur e pranoj që, nuk pata kurajën civile të isha burimi i pretenduar i asaj fotoje demaskuese, të biletës tënde elektronike, që u bë kryelajm në shtyp. Për më tepër, atë ditë nuk kam pasur mundësinë të kem akses në sistemin e check in-it, pasi kam qenë pushim.
Mirëpo, duheshin gjetur fajtorët dhe në mungesë provash, mesa duket, vendin e zënë hamendësimet lidhur me pikëpamjet e pretenduara politike. Asnjëherë nuk i kam fshehur bindjet e mia të djathta, por asnjëherë nuk kam qenë proklamues i tyre. Shkurt, kam parë punën time si qytetar dhe si profesionist!
Menjëherë pas publikimit të gënjeshtrës, filluan të qarkullojnë fjalë dhe të artikulohej e proklamohej emri im, nga organi më i lartë i administrimit të aeroportit – në rolin e hetuesit inkuizitor – lidhur me ngjarjen në fjalë, derisa u kristalizua ky opinion dhe fajtori, edhe pse jo zyrtarisht, u shpalla unë; kjo falë insistimit dhe presionit tënd për të më larguar nga puna, gjë e cila i është pohuar miqve të mi në takimet me përfaqësuesin e organit më të lartë të administrimit të aeroportit, si dhe gjë e cila më është pohuar edhe mua nga eprorë të ngarkuar me “hetimin” dhe ekzekutimin e vendimit për largimin nga puna.
Sipas Kodit të Punës, zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës me afat të caktuar bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara. Megjithatë, as në takimin me përfaqësuesit e punëdhënësit dhe as në njoftimin zyrtar për përfundimin e kontratës së punës, nuk u dha asnjë shkak, i justifikueshëm ose jo, për vendimmarrjen në fjalë. Punëdhënësi u mjaftua me një heshtje, i vetëdijshëm se për këtë sipërmarrje nuk kishte asnjë arsye. Për këtë çështje i jam drejtuar gjykatës dhe kam shpresën dhe besimin se ajo do të adresohet ndershmërisht e me paanësi. Erion, latinët thoshin “vertias vindictia non est” (e vërteta nuk është hakmarrje); e vërteta është kurajë civile. Sot nuk kam qëllim të hakmerrem ndaj teje, por vendosa të them një të vërtetë të hidhur, skenarin e së cilës e ke shkruar vetë ti. Ndaj, kur flet në emër të fëmijëve të Tiranës, mos harro se mes tyre është edhe ime bijë, e cila falë paragjykimit dhe paranojës tënde (ironikisht të vetëshpallurit hero i fëmijëve) ka një baba të papunë dhe minimalisht, një lodër më pak.
Gjithsesi, vogëlushja ime e ka një baba, i cili – edhe falë teje – është më i guximshëm për të thënë të vërtetën në sy e publikisht, pa kurrfarë ndroje e frike! Kompromisi me gënjeshtrën është plaga më e madhe e vendit tonë. Ndjeshmëria prej prindi më thotë se marrëdhënia jote me të vërtetën është turpi që i skuq faqen, gjithnjë e më shpesh, mamasë tënde të nderuar.

 

Pa konsideratë dhe pa respekt,
Denis Minarolli”.

Previous Post

UNIVERSITETI I MJEKËSISË/ Kriteret e pranimit, kuotat dhe tarifat

Next Post

Horoskopi, 3 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 3 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 3 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.