Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sërish sot me ish deputetin socialist Koco Kokëdhima.
Burime pranë Metës njoftojnë se takimi i dytë brenda 24 orëve do të ketë në vëmendje sërish krizën politike të së majtës dhe mundësinë e ndryshimit të qeverisë ose rrëzimit të saj.
Kokëdhima ka qenë tutori i Ramës që nga viti 1998 dhe vetëm sot ka deklaruar zyrtarisht në gazetën e tij ndarjen përfundimtare me Kryeministrin.
Vetë Kryeministri nuk ka reaguar në lidhje me pohimet e Kokëdhimës por sot ka postuar rrugën e re që në con në Peshtan, fshatin e një gazetari që e sulmoi sistematikisht Kokëdhimën në gazetën e tij.

Ne foto rruga e sapondertuar qe te con ne Peshtan te Tepelenes, fshati i Mero Bazes, postuar sot nga Rama












