Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka replikuar me kryeministrin fill pas postimit të tij në facebook kundër qeverisë teknike.
Rama duke komentuar kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për qeveri teknike, përmendi një frazë nga trajneri i famshëm italian, Arrigo Saçhi, ku thoshte se: “Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”
Paloka thotë se Kryeministri e ka kompleks çështjen e babait.
“E ke kompleks çështjen e babait dhe djalit prandaj e përdor pa kriter. SHQUPI ta SHQEPI dy herë. E treta e vërteta”, shprehet Paloka.











