Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për t’u rikthyer në detyrë,
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiaku të Dibrës, Shukri Xhelili. Ky vendim i Gjykatës së Lartë vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për t’u rikthyer në detyrë.
Shukri Xhelili kishte kërkuar përmes avokatëve të tij masën “detyrim paraqitje”
Shukri Xhelili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas një video skandali të publikuar në televizion, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, në këmbim të një vendi pune.












