• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skllavëri në mes të Europës, të shitur e të shfrytëzuar

admin by admin
31 July, 2016
in Kronika
0
Skllavëri në mes të Europës, të shitur e të shfrytëzuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktimat e tregtisë me njerëzit punojnë të pambrojtur në shtëpi private, shfrytëzohen për 16 orë në ditë në ndërtim për një copë bukë, apo prostituojnë. Ata nuk i sheh kush, e megjithatë ndodhen në mes të Europës.

“Erdha me shpresa të mëdha”, thotë Joy K. nga Nigeria.
“Por nuk e dija atëherë se ç’do të thoshte ky udhëtim dhe që në fund do të përfundoja prostitutë”.
Me premtimin për një punë si kujdestare fëmijësh, ajo u josh të shkonte në Itali, por përfundoi tek një “madamë” nigeriane” që e detyroi të futej në prostitucion. Para Joy nuk pa.
“Ajo më tha se i detyrohesha 45.000 euro për udhëtimin, shumë që duhej t’ia ktheja”.
Në intervistë për Deutsche Wellen, Joy rrëfen për peripecitë e saj, një viktimë e trafikimit të njerëzve.
Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Punës, ILO, më shumë se 21 milionë vetë janë të prekur në të gjithë botën nga prostitucioni, nga shfrytëzimi pa mbrojtje në shtëpi private, në peshkim, ndërtimtari apo si fëmijë ushtarë.

Maja e ajsbergut
Tek UNODC, Zyra e OKB-së për luftimin e drogës dhe kriminalitetit në Vjenë nuk flitet për shifra absolute. Shifra reale është shumë më e lartë, shumë vende as që bëjnë statistika të tilla. UNODC analizon tendencat që vihen re në botë.
“Në Europën Perëndimore e vëmë re tregtinë me njerëzit në drejtim të shfrytëzimit seksual. Në kontinente të tjera, si Afrika apo Azia vihen re forma të tjera shfrytëzimi, si puna e detyruar”, thotë Fabrizio Sarrica, që e sheh tregtinë me njerëzit si një problem global.
Në nëntorin e vitit 2000, OKB miratoi Konventën e Palermos, në të cilën përcaktohet qartë sipas së drejtës ndërkombëtare koncepti ligjor i tregtisë me njerëzit.
“Kush kërkon, ofron, sjell, ndërmjetëson, strehon apo pranon njerëzit për qëllime shfrytëzimi me përdorimin e mjeteve ilegale si mashtrimi, kërcënimi, detyrimi, futja në nevojë”.
Pas protokollit të Palermos, si Europoli ashtu edhe Interpoli kanë zgjeruar bashkëpunimin në këtë drejtim. Helga Gayer nga Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani e vlerëson bashkëpunimin.
“Duhet të punojmë me shtetet e origjinës dhe ato tranzit. Në prostitucion ndodh që personat nuk punojnë vetëm në Gjermani, por dërgohen edhe në Austri, Zvicër, Francë apo Belgjikë”.

Prostitucioni: Shumë femra vijnë nga Ballkani
Në vitin 2014 u vendos për herë të parë Dita Botërore Kundër Tregtisë me Njerëzit (30 korriku). Që nga ajo kohë janë regjistruar 392 raste të tregtisë me njerëzit për shfrytëzim seksual, thotë Helga Gayer. Por vetëm 11 raste për shfrytëzim të punës. Gayer është e mendimit se shifra reale është shumë më e lartë.
Numri i rasteve të regjistruara për prostitucion të detyruar është shumë i ulët, po të kujtosh se në Gjermani veprojnë rreth 150.000 deri në 200.000 prostituta.
Lea Ackermann nga organizata “Solidaritet për femrat në nevojë”, SOLWODI rrëfen se shumë femra vijnë nga shtetet e Ballkanit, Rumania, Bullgaria, edhe Shqipëria, por edhe nga Nigeria. 1700 kontakte me viktimat e shfrytëzimit seksual ka krijuar kjo organizatë.
“Kemi pasur rastin e një femre që rrëfente se e lidhnin pas kaldajës, apo të tjera që rriheshin nëse nuk funksiononin”.
Një ligj i ri synon të mbrojë më mirë viktimat.
Lea Akcermann thotë se “tregtia me njerëzit fillon gati në të gjitha rastet aty, ku njerëzit janë në nevojë”.
Edhe refugjatët bëhen viktimë e tregtisë me njerëzit dhe shfrytëzimit. Të 1700 rastet e femrave që ka kontaktuar kjo organizatë kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit. Prandaj SOLWODI kërkon mbrojtje e shanse më të mira për njohjen e azilit për femrat që shfrytëzohen në Gjermani. /DW/

shfrytezim femijesh

Previous Post

Horoskopi, 1 Gusht 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

SKANDAL/ Në kohën e PD 16 km rrugë 1.5 milionë euro, sot 14 km rrugë 3.2 milionë euro

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Në kohën e PD 16 km rrugë 1.5 milionë euro, sot 14 km rrugë 3.2 milionë euro

SKANDAL/ Në kohën e PD 16 km rrugë 1.5 milionë euro, sot 14 km rrugë 3.2 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.