• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Policët me xhupa në mes vapës, uniformat verore janë porositur për në dimër

admin by admin
31 July, 2016
in Kronika
0
SKANDAL/ Policët me xhupa në mes vapës, uniformat verore janë porositur për në dimër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse temperaturat në Tiranë kanë shkuar deri në 40 gradë, efektivët e Policisë së Shtetit nuk janë pajisur ende me veshjet verore. Gjatë një investigimi të bërë nga “Gazeta Shqiptare” për një periudhë kohore njëmujore, vërehet se asnjëri prej efektivëve të forcave “Shqiponja”, “Shigjetat” (efektivët me motorë), si dhe efektivë të Policisë së Rendit nuk kanë marrë rrobat verore. Ndërsa, Policia Rrugore është pajisur pjesërisht me këto veshje. Por, mesa duket këto nuk janë të vetmet “halle” që këta punonjës kanë.
Burime pranë radhëve të forcave “Shqiponja”, por edhe atyre të Rendit thanë për “GSH” se efektivët që kanë dalë jashtë rrethit, nuk kanë marrë ende dietat, ndërsa kanë vonesa edhe në pagesat e orëve suplementare. Po sipas tyre, një pjesë e uniformave blu, që janë komanduar jashtë rrethit në mbështetje të qarkullimit rrugor për sa gjatë sezonit turistik mësohet se sendet personale i kanë blerë vetë. Po ashtu, burimet e sipërpërmendura thanë më tej se këta efektivë duhet të mendojnë vetë edhe për banesën ku duhet të strehohen apo edhe për ushqimin.
I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Idriz Daulle, tha se efektivët e policisë janë komanduar në qytetet Vlorë, Fier, Durrës, por edhe në plazhin e Golemit dhe në Spille.
“Sektori i forcës së posaçme ‘Shqiponja’ ka 50 efektivë + 43 efektivë te motorët (Shigjeta). Nga ky sektor janë komanduar në Drejtorinë e Vlorës 8 efektivë me 4 motorë dhe në Drejtorinë e Fierit, 4 efektivë me 2 motorë. Gjithashtu, për sigurinë e rendit për sezonin turistik janë komanduar në Drejtoritë e Durrësit dhe të Vlorës 24 efektivë nga patrulla e përgjithshme, në Drejtorinë e Durrësit janë komanduar kryesisht për fundjavë 6 efektivë të Qarkullimi Rrugor nga patrulla e përgjithshme. Për sigurinë e plazheve në Golem dhe Spille janë komanduar 24 efektivë dhe 6 nga Qarkullimi”, tha Daulle.
Për sa i përket problematikës së uniformave verore, “GSH” kontaktoi me Ministrinë e Brendshme, e cila nuk dha asnjë reagim.

Uniformat

saimir tahiri, uniformat e reja te policsePrezantimi i uniformave të reja të Policisë së Shtetit u bë pesë muaj më parë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Elementi kryesor i këtyre uniformave do të ishte shqiponja me përkrenaren e Skënderbeut lart, që është një derivat i shqiponjës origjinale nga modeli i flamurit të vitit 1992.
Gjithashtu, gjatë prezantimit u raportua se në uniformën e re u rikthye shiriti i kuq në pantallonat e efektiveve të policisë. 5 muaj më parë u raportua se uniformat e reja do të ishin gati për skuadrën “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore brenda javës (që nga momenti kur u bë prezantimi). Ndërsa për Policinë e Rendit pas disa javësh (që nga momenti kur u bë prezantimi).
Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga koha e prezantimit të uniformave edhe pse vendi është në ditë të nxehta, efektivët e forcave “Shqiponja”, “Shigjetat”, por edhe ata të Rendit nuk i kanë marrë ende këto veshje. Vetëm një pjesë e punonjësve të Policisë Rrugore kanë mundur t’i marrin ato. Por, me sa duket, punonjësit e policisë që nuk janë pajisur me veshjet përkatëse e kanë zgjidhur vetë këtë problem. Ajo që të vret syrin herë pas here është se efektivët u kanë hequr mëngët xhupave dimërorë, duke i përdorur ato edhe në verë.
“Tashmë problemi ynë nuk janë vetëm rrobat verore, por po harxhojmë para edhe për sendet personale që na duhen kur jemi në krye të detyrës”, tha për gazetën një efektiv policie.
Mësohet se punonjësit që janë komanduar jashtë rretheve në ndihmë të qarkullimit rrugor kanë shpenzuar para edhe për sendet e tyre, si: shkopi metalik, shkrimet që duhen ngjitur në trup, kofshore për pistoletën, elektrikun, maskat, kapuçin, dorëzat e motorit (për “Shigjetat”). E sipas tyre, të gjitha këto kanë një kosto rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Pagesat

policia-rrugore-1Një problematikë tjetër që haset në punën e punonjësve të policisë është edhe mospagimi i orëve suplementare (orët shtesë jashtë orarit zyrtar). Ndërsa, punonjësve e policisë që janë jashtë rretheve nuk u janë paguar dietat. Sipas burimeve, bëhet me dije se një pjesë e punonjësve kanë mundur të marrin një pjesë të dietave, por vetëm ato të para një viti.
Mësohet se efektivët me motorë, ose siç njihen ndryshe “Shigjetat”, janë marrë nga Rendi me rekomandim, por nuk janë emëruar në sektorin e forcave të posaçme të “Shqiponjave”.
Burime konfidenciale pranë radhëve të këtij sektori thanë më tej për “GSH”, se edhe pse bëjnë po të njëjtën punë si “Shqiponjat”, ata paguhen 100 mijë lekë të vjetra më pak se ta.
Kujtojmë se një javë më parë, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, u pezulluan nga detyra 6 efektivë të “Shqiponjave”, pasi i kishin vendosur prangat kunatit të ministrit. Ky i fundit, mësohet se kishte penguar punën e policisë për të kryer një kontroll ndaj një personi të dyshimtë që kishte hyrë në lokalin e tij.

Reagimi i munguar i ministrisë së Brendshme

Pak ditë më parë, “Gazeta Shqiptare” kontaktoi me Ministrinë e Brendshme lidhur me mospajisjen e efektivëve me uniformat verore, por nuk pati asnjë reagim. Gjithashtu, enigmë mbeti edhe “fati” i gjashtë efektivëve të “Shqiponjave” të pezulluar nga detyra, pasi edhe për këtë rast nuk pati asnjë reagim.

Previous Post

FOTO/ Foshnja e braktisur në kabinën e telefonit, takon shpëtimtarin e saj pas 22 vitesh

Next Post

FOTO/ Droni gjuetar do të shpëtojë planetin nga 100 milionë minat e groposura

admin

admin

Next Post
FOTO/ Droni gjuetar do të shpëtojë planetin nga 100 milionë minat e groposura

FOTO/ Droni gjuetar do të shpëtojë planetin nga 100 milionë minat e groposura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.