Shpërthimi i një bombule gazi ka shkaktuar zjarr në ambientet eburgut të Shënkollit në Lezhë. Sipas informacioneve të para dyshohet se nga shpërthimi i bombulës ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikësve, ambulanca dhe policia.Të burgosurit janë nxjerrë në oborr, ndërsa autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë. Policia ka rrethuar zonën përreth ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.












