• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zjarri në Spitalin Amerikan, bashkëshorti i viktimës: Mjekët thanë se gruaja ishte gjallë. Do të kërkojmë dëmshpërblim nga spitali

admin by admin
29 July, 2016
in Global Image
0
Zjarri në Spitalin Amerikan, bashkëshorti i viktimës: Mjekët thanë se gruaja ishte gjallë. Do të kërkojmë dëmshpërblim nga spitali
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Pasi u informuam nga mediat për ngjarjen, dy fëmijët e mi kanë shkuar në spital dhe mjekët u thoshin nuk kemi të vdekur këtu. Nëna juaj ka ikur për në shtëpi me këmbët e veta. Ndërkohë, që në lajme emri i bashkëshortes sime përmendej si viktima e parë”, thotë 73­ vjeçari. Më tej, ai shton se edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë, asnjëri prej zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk u ka dhënë një shpjegim për atë se çfarë ndodhi. Janë të shumta pikëpyetjet e tij e ndërkohë thekson se video e ngjarjes i ka tmerruar ata. “Bëjmë thirrje që të mos nxirret më ajo video që ka dalë. Ajo skenë ishte shumë e llahtarshme dhe tronditëse për ne, për familjen dhe për këdo. E kanë parë fëmijët, të afërmit dhe janë tmerruar nga ajo skenë e rëndë”, thekson Muharrem Sulaj.

Ai sqaron se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjoje, madje do të kërkojnë edhe dëmshpërblim ndaj institucioneve. Familja Sulaj, e cila banon në qytetin e Mamurrasit kishte hapur dyert e mortit. Miq e familjarë që hynë e dalin për ngushëllim. Ndërsa, vetëm disa metra larg banesës, një banore e zonën thotë se ngjarja tragjike nuk ka prekur vetëm të afërmit e Sanijes, por edhe banorët e zonës. “E njihja Sanijen nga afër. Ishte grua e mrekullueshme. Nuk e meritonte t’i ndodhte diçka e tillë. Janë familje e nderuar”, thotë një grua, e cila nga sytë i rrjedhin disa pika lot. 65­vjeçarja humbi jetën këtë të martë si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme që Lefter Canaj i vuri me benzinë Dashamir Saraçit për arsye ende të pazbardhura nga policia e Tiranës.

Si e morët vesh ngjarjen? Kush ju lajmëroi, spitali?

Ngjarjen e rëndë e kemi marrë vesh nga mediat. Kurse nga spitali nuk morëm asnjë reagim. Madje edhe sot nuk kemi një reagim prej tyre.

Çfarë bëtë më pas, shkuat në spital?

Unë nuk munda të shkoja, por menjëherë pas ngjarjes, në spital shkoi djali edhe vajza ime. Atje i kanë gënjyer dhe i kanë mashtruar disa herë. U kanë thënë se nëna juaj ka ikur vetëm në shtëpi.

Për çfarë e kanë bërë këtë? Mos kanë pasur gjë ndonjë tentativë zhdukjeje kufomash apo çfarë? Apo për t’ju larguar përgjegjësisë?

Nuk di se çfarë përgjigje t’u jap këtyre pyetjeve.

Kush ua ka thënë këtë gjë fëmijëve tuaj?

Mjekët e urgjencës. Nuk u kishin dhënë emër të bashkëshortes, por u kishin thënë grua dhe i kishin përshkruar karakteristikat e gruas sime, i kishin dhënë ndihmën e parë dhe kishin dashur ta vendosnin në karrocë, por nuk kishte pranuar dhe kishte ikur me këmbët e veta. Fëmijët kishin dalë deri në fund të rrugës së Laprakës se mos kishte hyrë gjëkund. Kishin marrë në telefon edhe Spitalin Ushtarak, tek kirurgjia, tek pavioni i zemrës, tek reanimacioni e kudo dhe nuk e kishin gjetur.

A do ta ndiqni këtë çështje në rrugë ligjore?

Sigurisht që do ta ndjekim, sepse të shkosh për t’u shëruar ose për t’u trajtuar dhe të të ndodhë kjo gjë, është një tragjedi e vërtetë. Ky gjë që na ndodhi është një rast tragjik. Nuk ishte aksidental që mund të ishte prishur ndonjë pajiste, por u bë nga dora e një personi. Është një incident i jashtëzakonshëm. Ne si familje kërkojmë diçka dhe bëjmë thirrje që të mos nxirret më ajo video që ka dalë. Nuk e di nëse është spitali ai që e ka dhënë apo ka dalë nga policia a prokuroria, por është diçka shumë e rëndë për të gjithë. Ajo skenë ishte shumë e llahtarshme dhe tronditëse për ne, për familjen dhe për këdo. E kanë parë fëmijët, të afërmit dhe janë tmerruar nga ajo skenë e rëndë. I gjithë komuniteti këtu përreth nesh është i indinjuar dhe stresuar vetëm prej asaj që ndodhi. Të gjithë e kishin parë videon dhe të gjithë njerëzit që kanë ardhur këtu në shtëpinë tonë thoshin “Bobo si ka mundësi”.

Do të kërkoni dëmshpërblim dhe ndaj kujt?

Sigurisht që do të kërkojmë. Do të kërkojmë edhe dëmin moral që na kanë shkaktuar. Do të kërkojmë dëmshpërblim ndaj spitalit, ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, ndaj kujtdo.

Po vetë ministri i Shëndetësisë, a ju ka kontaktuar pas asaj që çfarë ndodhi?

Absolutisht jo. As ai dhe askush tjetër. Në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe fëmijët e mi ishin atje për të kërkuar nënë e tyre, Beqaj u kishte hedhur një sy dritareve dhe kishte ikur. Nuk e di, por atë ditë mediat nxirrnin emrin se Sanije Sulaj është viktima e parë, vetë personeli i shëndetësisë thoshte se nuk dinte gjë për të. Nuk u kishin dhënë asnjë informacion fëmijëve. Më shumë na vrau heshtja e institucioneve.

A ju ka ardhur në shtëpi njeri nga ministria apo ndonjë zyrtar tjetër pas tragjedisë për t’ju dhënë ndonjë shpjegim?

Askush nuk ka ardhur. Nuk na kanë thënë as ngushëllime. Për ngushëllim si njeri i afërt me bashkëshorten time ka ardhur vetëm doktoresha e saj personale dhe dy infermierë. Kurse në telefon na kanë marrë shumë persona që ne nuk i njohim. Ua di shumë për faleminderit, edhe për një fjalë të mirë e ngushëlluese që ata na kanë thënë. Na kanë ofruar mbështetjen e tyre. Na kanë marrë në telefon shqiptarë të organizatave që jetojnë në Australi, Nju Jork, Itali, Gjermani, Francë e ngado jashtë vendit. Na kanë thënë se sapo kishin parë videon se si kishte ndodhur ngjarja, janë interesuar për numrin dhe na kanë telefonuar. Kurse përgjegjësit e tragjedisë nuk na kanë thënë asnjë fjalë ngushëllimi.

Sa vite kishte bashkëshortja juaj që kurohej?

Kishte 10 vite.

Me kë ka shkuar në spital atë ditë zonja Sanije?

Ka shkuar e vetme. Ne paguajmë një furgon që i çon në spital dhe i sjell sërish në shtëpi. Është nisur që në mëngjes si zakonisht. Marrja e dializës zgjat 4 orë. Shkoi për të mos u kthyer më. /Gazeta Shqiptare

Previous Post

Shpërthen Fetullah Gylen: Erdogan është i helmuar nga pushteti

Next Post

Aksidentet fatale, lëvizje në Policinë Rrugore

admin

admin

Next Post
Aksidentet fatale, lëvizje në Policinë Rrugore

Aksidentet fatale, lëvizje në Policinë Rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.