Precedenti i Spitalit Amerikan zhvendoset në vaun e dejës. Nusja e shtëpisë spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatë, por ndërhyrja e familjarëve të tjerë shmangën tragjedinë pas zjarrvënës së radhës.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës. Për shkaqe ende të paqarta, nusja e shtëpisë ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën, por kjo ngjarje ka përfunduar pa një bilanc negativ.
Ka qenë burri i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes që parandaluan përshkallëzimin e ngjarjes.
Sipas burimeve të policisë vendore, Ela Palushi tentoi ti vendoste flakën dy grave, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Policia bën të ditur se ka prangosur gruan zjarrvënëse.












