• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Kamerierja nga Fieri vodhi 7 lokale në Tiranë

admin by admin
29 July, 2016
in Kronika
0
HISTORIA/ Kamerierja nga Fieri vodhi 7 lokale në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një hajduteje seriale, pre e së cilës janë bërë plot shtatë lokale të ndryshme në Tiranë. Sipas Gjykatës, e pandehura Emanuela Malaj “peshkonte” lokalet që kërkonin të punësonin kameriere femra. Vajza bionde, rreth 165 cm e gjatë, prezantohej si “Ela nga Fieri” me eksperiencë pune si kameriere.
Ajo merrte detyrën dhe pak para mbylljes së turnit gjente një pretekst për të dalë nga dera e lokalit ku nuk kthehej më, duke marrë me vete lekët e xhiros, apo sende me vlerë në lokal. Përmes kësaj skeme, 31­vjeçarja, e kthyer në “makthin” e personave që e punësonin, ka bërë 7 “goditje” gjatë vitit 2015 në Tiranë. Gjatë kohës që ishte nën hetim për 5 vjedhje, në dhjetor 2015 ajo ka kryer edhe dy vjedhje të tjera. Në vendimin e shpallur më 20 korrik në Gjykatën e Tiranës, ajo u deklarua fajtore për akuzën e “vjedhjes më shumë se një herë” dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.
Gjatë gjykimin e pandehura ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar dënim të butë me pretendimet se është kryefamiljare, me fëmijë të mitur dhe në gjendje të vështirë socialekonomike. Përveç kallëzimit të pronarëve të lokaleve, gjykata administroi si provë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa prej tyre, ku janë regjistruara veprimet e të pandehurës.

Vjedhja 32 mijë lekë
Në datën 25. 05. 2015, shtetasja M. Q., pronarja e një lokali bar­kafe në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë ka kallëzuar vjedhjen që i ishte bërë nga një vajzë që kishte punësuar si kameriere. Ajo ka kallëzuar se kishte nxjerrë njoftim për vend punë “kamerier” në lokalin e saj dhe për këtë iu është prezantuar një shtetase, që është prezantuar si Emanuela Malaj, nga Mallakasta, 30 vjeç, e cila ka thënë se kishte eksperiencë të mëparshme pune. Më 25 maj 2015, ajo ka nisur punën dhe pronarja e ka sqaruar se paratë e xhiros kamerieri i dorëzonte në fund të turnit.
Shtetasja M. Q., ka deklaruar se e pandehura Emanuela Malaj ka vazhduar normalisht punën e saj si kameriere deri rreth orës 12:15 të asaj dite. Në këtë orë ajo ka kërkuar leje për të dalë për të blerë diçka për të ngrënë dhe pasi ka dalë nga ky lokal, nuk është kthyer më aty.
Kallëzuesja është futur vetë në banal për t’u shërbyer klientëve dhe ka konstatuar që jo vetëm që e pandehura Emanuela Malaj ishte larguar me lekët e xhiros me vete, rreth 12 000 lekë të rinj, por kishte vjedhur dhe 20 000 lekë të rinj, të cilat ishin lënë në banak për të bërë disa furnizime për lokalin.

Vjedhja 11 mijë lekë
Sipas Gjykatës, në orën 7:00 të datës 16. 06. 2015, e pandehura Emanuela Malaj ka nisur punë si kameriere në lokalin “D…” të shtetasit F. T. Për punësimin e saj është marrë vetë pronari i lokalit, i cili më pas është larguar për në banesën e tij.
Rreth orës 13:30, e ka marrë në telefon banakierja e lokalit dhe i ka thënë se kamerierja e re ishte larguar nga puna pa njoftuar askënd, kishte marrë një shumë lekësh dhe kjo gjë kishte rreth 20 minuta që kishte ndodhur. Shtetasi F. T., deklaroi se shuma që shtetasja me emrin Ela i kishte vjedhur ishte rreth 11 000 lekë të rinj dhe këto ishin lekët e xhiros që shtetasja Ela kishte bërë gjatë turnit të saj të punës si kameriere.

Vjedhja 9 mijë lekë
Në po të njëjtën ditë, e pandehura Emanuela Malaj është kallëzuar se ka vjedhur leket e xhiros së një lokali tjetër, duke përdorur po të njëjtin mekanizëm, si edhe në dy ngjarjet e tjera të mëparshme. Konkretisht kjo e pandehur, pasi ka parë një njoftim në gazetë, është paraqitur me datë 13. 06. 2015, në lokalin “2…” të shtetasit A. A., në rrugën “Komuna e Parisit”. Palët kanë rënë dakord që ajo të fillonte punë si kameriere në këtë lokal ditën e nesërme, datë 14. 06. 2015. Në këtë datë e pandehura është paraqitur në lokal rreth orës 15:00 dhe ka filluar pune si kameriere.
Rreth orës 20:00, banakierja e lokalit ka njoftuar pronarin, duke i thënë se kamerierja ishte larguar dhe me vete kishte marrë dhe lekët e xhiros së lokalit, rreth 9 000 lekë të rinj.

Vjedhja e orës 300 USD
“Goditja” e radhës për të pandehurën Emanuela Malaj është ajo e datës 25. 06.2 015, në barin “Xh…” të shtetasit O. A. Në lidhje me këtë çështje, shtetasi O. A. ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se ai kishte publikuar një njoftim në gazetë, ku kërkonte një kameriere për lokalin e tij.
Sipas këtij njoftimi, në lokalin e tij kishte shkuar një shtetase, që ishte prezantuar me emrin Ela nga Fieri. Ajo ka filluar punë në orën 16:00 të asaj dite, ku ka punuar deri në orën 21:00.
Në orën 21:30, shtetasja Emanuela Malaj ka dalë nga lokali, ku kishte filluar punë, duke u larguar pa njoftuar pronarin e lokalit dhe duke marrë me vete lekët e xhiros ditore, si dhe një orë të bashkëshortes së shtetasit O. A., me vlerë 300 dollarë amerikanë.

Vjedhja e 12 mijë lekëve
Një tjetër ngjarje me të njëjtin mekanizëm, e pandehura Emanuela Malaj e ka konsumuar më 7 korrik 2015, kur ajo ka nisur punë si kameriere në një lokal në Rrugën e Dibrës.
Pronari i këtij lokali, Sh. K., ka kallëzuar se njoftimit të tij të publikuar në gazetë për një kameriere i është përgjigjur e pandehura Emanuela Malaj.
Pasi kishte filluar punë, rreth orës 14:30 të kësaj date, e pandehura i ka kërkuar leje pronarit Sh. K. të dalë nga lokali dhe të thyejë disa lekë, që t’i kishte për kusur gjatë punës së saj. E pandehura Emanuela Malaj, pasi ka dalë nga lokali, nuk është kthyer më aty, duke marrë me vete të gjithë lekët e xhiros, rreth 12 000 lekë të rinj.

Vjedhja në loto
Referuar vendimit të Gjykatës, më 18 dhjetor 2015 e pandehura Emanuela Malaj ka nisur punë në një lokal bastesh sportive në rrugën “Bedri Karapici”.
Ajo është kallëzuar nga pronari R. U., sipas të cilit, në përfundim të turnit, rreth orës 22:00, kamerierja i ka kërkuar të dilte të blinte një sanduiç dhe do të kthehej për të mbyllur lokalin, por nuk është kthyer më. Kur ka shkuar të bëjë mbylljen, kallëzuesi ka kuptuar se në arkë mungonin paratë e xhiros ditore, të cilat ishin marrë nga e pandehura.

Vjedhja e portofolit
E pandehura është fajësuar edhe për vjedhjen e kryer në një lokal në Kashar, më 27 dhjetor 2015. Emanuela ka pranuar të punojë si kameriere në lokal, duke qëndruar në një kohë prove, por në përfundim të turnit të parë ajo është larguar pa u përshëndetur me pronarët. Rreth orës 20:00 kur kanë mbyllur lokalin, kallëzuesi G.S. është kujtuar të marrë portofolin, të cilin e kishte lënë në sirtarin pranë banakut të lokalit. Kur ka hapur sirtarin nuk e ka gjetur portofolin, në të cilin kishte një sasi parash 200 euro, 10 000 lekë dhe disa dokumente personale. Kallëzuesi ka parë regjistrimet e kamerave të lokalit, ku ka parë momentin e vjedhjes. Ai ka mundur ta kontaktonte të pandehurën, e cila ka pranuar t’i kthejë dokumentet personale të tij, të cilat ia ka lënë në një lokal, para se kallëzuesi të mbërrinte aty. /Panorama/

Previous Post

Horoskopi, 30 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Greqi, arrestohet shqiptari, i vrau partneres nënën dhe i përdhunoi vajzën e mitur

admin

admin

Next Post
Greqi, arrestohet shqiptari, i vrau partneres nënën dhe i përdhunoi vajzën e mitur

Greqi, arrestohet shqiptari, i vrau partneres nënën dhe i përdhunoi vajzën e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.