Ngjarjet dhe aksidentet fatale që kanë marrë jetë njerzish kanë bërë që të ketë edhe lëvizje të drejtuesve në këtë sektor. Kështu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola është shkarkuar nga ky post. Në vend të tij është emëruar Ardi Veliu. Ky i fundit ka qenë Drejtori i Shkollës Bazë në Akademinë e Policisë. Kjo lëvizje vjen në një periudhë kohore kur numri i aksidenteve me viktima është rritur.












