Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar sot një takim në Kryesinë e Kuvendit ku u takuan me ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Mësohet se në fokus të takimit janë 7 ligjet shoqëruese të reformës në drejtësi. Pas miratimit konsensual të paketës së ndryshimeve kushtetuese, SHBA dhe BE kanë kërkuar kalimin në Kuvend edhe të 7 ligjeve, pa humbur kohë. Ndërkohë, seanca plenare ku pritet të diskutohen 7 ligjet është caktuar për në datën 11 gusht. Pa miratimin e tyre nuk mund të ngrihen institucionet e reja dhe as nuk mund të funksionojë drejtësia e reformuar.











