• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksportet në pikiatë, bien 7.8% për 6 mujorin

admin by admin
28 July, 2016
in Ekonomia
0
Eksportet në pikiatë, bien 7.8% për 6 mujorin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eksportet kanë thelluar trendin rënës për 6 mujorin, duke u tkurrur me 7.8% në janar-qershor në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, për të arritur në 117.6 miliardë lekë, nga 127.4 miliardë lekë një vit më parë.
Efektin kryesor në këtë tendencë rënëse ka vijuar ta japë grupi i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike”, që u tkurr me 44% në 20 miliardë lekë. Ndonëse çmimet e naftës e kanë marrë veten duke qenë afër 50 dollarëshit në qershor, nga nën 30 dollarë që zbritën në janar, aktorët e tregut pohojnë se nafta shqiptare është bërë e pa preferuar për shkak të cilësisë së dobët të saj (nafta shqiptare është e rëndë dhe shitet me skonto rreth 70% të Brent dhe kur ishte çmimi i lartë kishte interes ta blije pasi zbritja ishte e lartë, tashmë tregu i huaj nuk ka shumë interes ta tërheqë atë). Një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e eksporteve të këtij grupi është dhe ndërprerja e punës në javën e parë të qershorit nga Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, për shkak të bllokimit të portit të Petrolifera. Në qershor, eksportet e këtij grupi u tkurrën me 32%.
Në rënie të fortë janë dhe “materialet e ndërtimit dhe metalet”, që u tkurrën me 26% për 6 mujorin, në 14.8 miliardë lekë, duke reflektuar mbylljen e kompanisë së prodhimit të çelikut, Kurum.
“Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia” dhe “materialet e ndërtimit e metalet”, janë përkatësisht grupi i dytë dhe i tretë më i madh i eksportuar në vend dhe që nuk po arrijnë të ngrenë kokë përgjatë këtij viti.
eksportet-sipas-grupeve-2015Eksportet po mbahen në këmbë nga “tekstilet dhe këpucët”, që u rritën me 22.7% për 6 mujorin dhe kanë kaluar në grupin më të madh të eksportuar në vend, me 45% të totalit. Për qershorin, ky sektor ka ngadalësuar rritjen duke u zgjeruar me 16% (më ulët se mesatarja 6 mujorit). Aktorët e tregut pohojnë se ndonëse kërkesa nga partnerët italianë është e madhe, rritja e kostove (nga taksat dhe energjia) po i bën ata jo konkurrues.
Ecuri pozitive po vijojnë te kenë eksportet e “pijeve ushqimore e duhanit”, që janë rritur me 29.4%.
Grupet e “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Prodhime druri dhe letre”, që deri një vit më parë rriteshin me ritme dyshifrore kanë rënë përkatësisht me 12.3% dhe 5.4%.
Në qershor, eksportet ranë me 6.4%
Sipas INSTAT, në muajin Qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliardë lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me Qershor 2015 dhe rritur me 10,1% në krahasim me Maj 2016.
Importet e mallrave në muajin Qershor 2016 arritën vlerën 51 miliardë lekë, duke u rritur me 4,1% në krahasim me Qershor 2015 dhe duke u ulur me 1,6% në krahasim me Maj 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 miliardë lekë, duke u rritur me 14,4% krahasuar me Qershor 2015 dhe duke u ulur me 9,3% në krahasim me Maj 2016.
eksportet-sipas-grupeve2016Rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,6 pikë përqindje.
Në muajin Qershor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2015 janë: Italia me 28,5%, Greqia me 40,6% dhe Serbia me 7,3%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 36,2%, Maqedonia me 9,9% dhe Spanja me 80,3%.

“Monitor”

Previous Post

4 të armatosur futen nga dritarja e dhomës së gjumit, grabisin shtëpinë e të moshuarve

Next Post

VIDEO/ Pas sherrit me babanë, i riu hidhet nga tarraca

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Pas sherrit me babanë, i riu hidhet nga tarraca

VIDEO/ Pas sherrit me babanë, i riu hidhet nga tarraca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.