Reshjet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit. Duke qenë se jemi në mesin e verës, rrebeshet e shiut kanë zënë të papërgatitur shumë qytetarë në kryeqytet.
E hëna ka sjellë jo vetëm rrebeshe shiu, por edhe stuhi tropikale në kryeqytet, duke gjeneruar 4 mm shi dhe shpejtësi ere 65 km/sec.
Ky mot i pazakontë ka ndikuar negativisht edhe në sezonin turistik.
Sinoptikanët thonë se stuhitë e këtyre ditëve janë ndikuar nga temperaturat e larta, në javën e shkuar. Ata parashikojnë se e mërkura do të sjellë sërish përmirësim të motit dhe ditë me diell të nxehtë.











