• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi

admin by admin
26 July, 2016
in Global Image
0
Presidenti Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet kushtetuese u miratuan në orët e para të 22 korrikut me konsensusin e plotë të 140 deputetëve
Projektligjet, e përgatitura me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT, parashikojnë organizimin dhe funksionimin e disa prej organeve kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas miratimit të reformës kushtetuese.

 

Risitë e 7 projektligjeve

1. Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”risi kryesore ka zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, përmes një formule të re. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej tyre emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë nga Gjykata e Lartë. Institucioni i ri që krijohet nga reforma është Këshilli i Emërimeve, i cili, për të 9 anëtarët e Kushtetueses, bën renditjen e kandidatëve sipas meritave, ndërsa Presidenti, parlamenti apo Gjykata e Lartë janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet 3 kandidaturave të para. Një tjetër risi e draftit janë dhe afatet që i vendosen Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve, qe duhet te përfundojnë brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, ndërsa vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar, jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i seancës.

2. Projektligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Vetingu)vlerëson përgatitjen e tyre profesionale, integritetin moral dhe zbulon shkallën e pavarësisë në punën e tyre, nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik. Procesi i rivlerësimit do të përfshijë kontrollin tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve në 3 komponentë: pasuritë e tyre; zbulimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar; vlerësimin e punës së kryer; si dhe aftësitë e tyre profesionale. Nëse subjekti merr vlerësim negativ, këto organe vendosin deri në largimin e tyre nga detyra. Rivlerësimi do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të ketë një mandat të kufizuar për 5 vjet. Anëtarët e Komisionit do të jenë juristë, me përvojë të gjatë (të paktën 15 vjeçare). I gjithë procesi i rivlerësimit do të kryhet nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN), qe do të udhëhiqet nga BE. Vëzhguesi ndërkombëtar, mes të tjerash, i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, te gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik.

3. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”parashikon rregulla të rëndësishme për sa i përket kushteve ligjore, kritereve të vlerësimit dhe procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i organit të akuzës zgjidhet me 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit, ndërmjet tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP). Ai ka një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, kandidati i renditur në vendin e parë nga KLP konsiderohet i emëruar.

4. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”përcakton rregullat e funksionimit të katër organeve kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve. Ligji i ri parashikon një ndryshim thelbësor të rolit të organit që qeveris gjyqësorin, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i emërtuar rishtas si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).Ndryshimet kryesore në funksionimin e këtij institucioni kanë të bëjnë me:numrin e anëtarëve, nga 15 që është aktualisht në 11; me procedurën e zgjedhjes së tyre; me suprimimin e tre anëtarëve në këtë organ (nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë); me kryesimin e organit nga njëri prej anëtarëve jo gjyqtarë, duke ia hequr këtë të drejtë Presidentit të Republikës; suprimimin e funksionit kushtetues të zv/kryetarit të KLD-së; me zgjerimin e madh të kompetencave të cilat propozohet të përfshijnë pothuaj të gjitha aspektet e administrimit të gjyqësorit; kalimin nga anëtarësia me kohë të pjesshme në anëtarësi me kohë të plotë në funksion të efiçiencës dhe kolegjialitetit të organit, etj.

5. Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në vend. Disa nga risitë kryesore të këtij projekti është:parashikimi i rregullave të plota në lidhje me krijimin e hartës së gjykatave në vend, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, duke mundësuar akses për qytetarët; drejtësi profesionale, të specializuar; si dhe duke parashikuar një kompetencë të re për Këshillin e Lartë Gjyqësor në këtë proces;një organizim të ri të brendshëm në gjykata duke rritur aksesin dhe shërbimin ndaj publikut mes trajnimin efektiv të nëpunësve civile të gjykatave me qëllim rritjen e profesionalizmit të tyre në shërbimet ndaj qytetarëve.

6. Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”parashikon të drejtat dhe detyrimet e tyre, kriteret dhe procedurën për pranimin, emërimin, zhvillimin e karrierës, mbarimin e mandatit, etj. Me ligjin e ri gjyqtarët e prokurorë do të jenë të gjithë ata që do te kalojnë procesin e verifikimit të figurës (vetingun) dhe do të kenë një sërë garancish në pozicionin e tyre, për të qenë profesionistë, të pa ndikuar nga politika apo nga grupet kriminale. Një moment i spikatur i pr/ligjit janë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve qe do të pësojnë një rritje të konsiderueshme, në mënyrë që edhe ata të kenë një trajtim me dinjitet, sipas standardeve europiane.

7. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”parashikon krijimin e një gjykate dhe prokurorie, të dedikuara vetëm hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të korrupsionit e krimit të organizuar nga zyrtarët e lartë. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion(SPAK), ku bëjnë pjesë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit(BKH), do të hetojë dhe gjykojë aktet e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprat penale të zyrtarëve, të kaluar apo atyre aktualë, të nivelit të lartë.

Previous Post

FOTO LAJM/ Investimi i fundit në Tepelenë, por një shi bie i nxjerr në mes të rrugës koshat e mbeturinave

Next Post

Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani kërkon lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë

admin

admin

Next Post
Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani kërkon lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë

Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani kërkon lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.