Foto Ilustruese
Flakët kanë përfshirë repartin e dializës në Spitalin Amerikan, në Laprakë, paraditen e sotme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa mësohet se i lënduar ka mbetur një nga bluzat e bardha.
Ndërhyrja e zjarrfikësve mundësoi nxjerrjen e pacientëve nga ambientet e spitalit dhe vënien e flakëve nën kontroll.
Lidhur me shkaqet, dyshimet bien mbi një pacient, i cili sipas dëshmitarëve tentoi ti vinte flakën vetes.











