Kryeqyteti është përfshirë për pak momente këtë të hënë nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje shiu. Edhe pse zgjati pak çaste era e fortë nuk ka kaluar pa pasoja në Tiranë. Pluhur i madh është ngritur me shpejtësi, ndërsa janë rrëzuar edhe pemët, të cilat kanë sjellë edhe bllokimin e rrugëve dhe radhë të gjatë të transportit publik. Disa pemë janë thyer në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa pranë Shkollës së Bashkuar rrëzimi i pemës ka sjelle edhe bllokim të rrugës. Prbleme ka pasur edhe përballë Kishës Katolike.













