• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELAT/ Biletat e avionit, ja sa të shtrenjta janë në Shqipëri në raport me rajonin

admin by admin
25 July, 2016
in Ekonomia
0
TABELAT/ Biletat e avionit, ja sa të shtrenjta janë në Shqipëri në raport me rajonin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


TABELAT KRAHASUESE: Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400 euro…

Të udhëtosh me avion nga Shqipëria drejt Europës, të kushton jo vetëm shumë më shtrenjtë se nga Maqedonia, apo Mali i Zi, por edhe alternativat janë më të pakta. Monitor ka bërë një “udhëtim virtual” nëpër Europë, duke krahasuar biletat vajtje- ardhje për disa destinacione kryesore për datat 11-15 shtator (ose rreth këtyre datave). Për krahasim janë marrë variantet më të lira të biletës, të rezervuara në faqet përkatëse të internetit të kompanive ajrore (pa bagazh dhe opsione të tjera shtesë).
Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, p. sh.:, me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani low cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.
Sidomos në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye. Në të ka operatorë low cost si Wizz Air; shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri. Nga Shkupi psh mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët low cost (Blue Panorama) dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë, AlItalia, Austrian Airlines, Lufthansa, që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve.
Në Podgoricë veprojnë dy operatorët low cost, Ryan Air dhe Easy Jet, nga të cilët mund të gjesh alternativa të lira, sidomos për kthimin nga Londra (më pak se 50 euro).

Në Vjenë me Austrian Airlines

vieneKemi rezervuar biletat për në Vjenë, vajtje-ardhje, rreth datave 11-15 shtator, me Austrian Airlines.
Nga Tirana nuk mund të gjesh biletë më të lirë se 250 euro, në varësi të orareve (pa bagazh).
Nga Shkupi, po me Austrian Airlines mund të rezervosh biletë vajtje- ardhje me 160 euro.
Nga Podgorica për të njëjtin destinacion, opsioni më i lirë është 170 euro.
Nga Prishtina me Austrian Arlines, çmimet janë të krahasueshme me Tiranën, mbi 240 euro.

Për në Londër

londerNga Tirana direkt me British Airways bileta kushton 521 euro (vajtje- ardhje në datat 11 dhe 16 shtator) për në aeroportin e Gatwick. Me Austrian Airlines, përmes  Vjenës bileta shkon 400-440 euro.
Me Wizz Air për në Londër (aeroporti Luton) nga Shkupi të kushton 170 euro (10,498 dinarë maqedonas).
Nga Tivari i Malit të Zi për në Londër (Gatwick), me kombinim datash bileta është 186-241 euro, përmes operatorit low cost Easy Jet. Nëse vetëm do të kthehesh nga Londra, mund të gjesh biletë kthimi për në Tivar edhe me 41 euro. Po nga Mali I Zi, përmes Podgoricës, me Ryan Air, bileta për në Londër (Stanset) kushton 266 euro.

Italia, nga Shkupi në Milano, vetëm 65 euro
Për në Romë nga Tirana, vajtje- ardhje me AlItalia, kushton 260 euro, gjithnjë për datat 11-15 shtator. Të shtrenjta i ka fluturimet Alitalia edhe nga Podgorica, por gjithsesi gjen nëse kombinon data dhe oraret, me 230 euro.
Nga Shkupi në Romë po me Alitalia është 200 euro.
Me Blue Panorama nga Tirana, bileta kushton 150 euro.
Të lira nga Shkupi drejt Italisë janë dy destinacione, Milano dhe Venecia, ku fluturon operatori low cost Wizz Air.
Me Wizz Air, kompaninë low cost që operon në Aeroportin e Shkurtit, rreth datave të përzgjedhura, 11-15 shtator mund të gjesh bileta vajtje ardhje për në Milano me rreth 4000 dinarë, ose 65 euro.
Në Shqipëri, me Alitalia, çmimet janë rritur ndjeshëm. Bileta më e lirë vajtje- ardhje në 11-15 shtator për në Milano, me AlItalia është 274 euro dhe me Blue Panorama 170 euro. Me operatorin e ri loë cost që ka hyrë së fundmi, Fly Ernest, bileta më e lirë vajtje ardhje për Milano është 150 euro. Ky operator i ri, ndonëse promovon çmime duke filluar nga 30 euro ka një “hile”, vetëm kthimi është 30 euro, ndërsa vajtja është mbi 120 euro, duke e çuar çmimin total vajtje-ardhje në minimumi 150 euro për destinacionet që ofron.
Për në Venecia, po me Wizz Air, bileta vajtje ardhje është 84 euro, linjë direkte. Nga Tirana me Alitalia, bileta më e lirë (me tranzit nga Roma) është 264 euro.

Për në Barcelonë me 100 euro, Bruksel  65 euro, Paris 85 euro
Nga Shqipëria në Barcelonë nuk ka linjë direkte. Mundesia është me tranzit. Përmes Austrian Airlines çmimi i biletës është 300 euro. Edhe me Alitalia është 290 euro.
Nga Shkupi, mund të shijosh bukuritë e arkitekturës së Gaudit duke prerë një biletë vajtje- ardhje për 100-110 euro, me kompaninë low cost Wizz Air. Kjo rrugë përdoret rëndom dhe nga agjencitë turistike në Shqipëri që ofrojnë për klientët e tyre udhëtime disa ditore për në Barcelonë me nisje nga Shkupi, me çmim 300-350 euro, përfshirë hotelin atje dhe guidat, ndërsa nga Shqipëria aq do u kushtonin vetëm biletat e avionit.
Në Berlin gjithashtu mund të shkosh nga Shkupi me 70 euro, në Bruksel me 65 euro. Në Bruksel nga Tirana, për të njëjtat data, bileta më e lirë është 316 euro (me tranzit nga Roma), për në Berlin mbi 300 euro (me tranzit nga Vjena) dhe 343 euro me Lufthansa.
Për në Paris me Wizz Air mund të gjesh bileta 85 euro për në Paris (vajtja 9 shtator, kthimi në 16 shtator). Nga Shqipëria për në Paris, mund të shkohet vetëm me transit, me Alitalia, duke filluar nga 320 euro dhe nga Viena  me 300-328 euro dhe me Lufthansa, duke filluar nga 338 euro.
te-ndrusyhm

Monitor

Previous Post

Administrata në panik nga zgjedhjet e parakohshme…!

Next Post

Tiranë, pacienti tenton të vetëdigjet, zjarr në repartin e dializës të Spitalit Amerikan

admin

admin

Next Post
Tiranë, pacienti tenton të vetëdigjet, zjarr në repartin e dializës të Spitalit Amerikan

Tiranë, pacienti tenton të vetëdigjet, zjarr në repartin e dializës të Spitalit Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.