Dy paciente humben jetën dhe dhe 4 pesona te tjere u plagosen mes tyre 2 ishini nfermierëte spitalit. Ky eshte bilanci nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë paradite në Spitalin Amerikan ku reparti i dializës u përfshi nga flakët rreth orës 11:00. Një pacient i vuri flakën një pacienti tjetër, pas një sherri, por viktimë mbetën dy gra Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë dhe Hani Mali,55 vjeçe, banuese në Laç. U gjet e vdekur poshtë një krevati. “Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç”, informon policia.












